Frikë në Kupën e Amerikës, arbitri shembet pa ndjenja në fushë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 11:18 | Futboll

Frikë në Kupën e Amerikës, arbitri shembet pa ndjenja

Momente paniku në ndeshjen e Kupës së Amerikës Peru-Kanada e vlefshme për fazën e grupeve. Ndihmës arbitri humbi ndjenjat si pasojë e temperaturave që arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Portieri i Kanadasë ishte i pari që shoi për t’i dhënë ndihmën e parë, më pas ishin mjekët e të dyjave ekipeve që shkuan pranë arbitrit.

Për fat të mirë, arbitri Humberto Panjoj arriti të përmendej, por nuk mundi ta vazhdonte më ndeshjen.

A2 CNN Livestream

Latest Videos