Fundjava e kuqezinjve, gola nga Rey Manaj, Cikalleshi e Uzuni

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 00:45 | Futboll

Fundjava e kuqezinjve, gola nga Rey Manaj, Cikalleshi e Uzuni

Fundjava që lamë pas ka folur në gjuhën e golave shqiptarë. Nga elita e futbollit turk, në atë spanjoll, sulmuesit e Kombëtares kanë shkëlqyer.

Duke nisur me Rey Manaj, që shënoi sërish për Sivasport, duke u ngjitur në kuotëne 15 golave në 25 ndeshje të Superligës turke.

Ai realizoi me një tjetër predhë nga goditje dënimi, me topin që arriti shpejtësinë 135 kilometër në orë.

Dygola realizoi Sokol Cikalleshi për Konyaspor. Në të dy rastet, kuqeziu shënoi me penallti, ku ekzekutimi i parë i saktë u shoqërua me goditje të stilit panenka në rastin e dytë.

Dy gola edhe për Myrto Uzunin në La Ligan spanjolle. Edhe pse i dha dy herë avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë, në fund Granada u dorëzua me rezultatin 3-2 përballë Real Sociedad.

Uzuni u ngjit në kuotën e 9 golave në këtë edicion në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos