Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut dhe gjatë këtyre ditëve nuk do të luhet asnjë ndeshje kampionati.
Masa do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën e 26 prillit, shkruan A2.
Como-Genoa, Inter-Roma dhe Lazio-Parma, që ishin parashikuar të luheshin ditën e shtunë, janë shtyrë për një datë që mbetet për t'u caktuar.
Edhe pse nuk do të luhen ndeshjet e kampionatit, të mërkurën dhe të enjten do të luhen rregullisht ato të Kupës së Italisë, Inter-Milan dhe Bologna-Empoli.
(A2 Televizion)