Futbolli shqiptar e mbyll vitin me duelin Partizani-Vllaznia

Nga Erald Kodhelaj
20 Dhjetor 2024, 11:23 | Futboll

Futbolli shqiptar e mbyll vitin me duelin Partizani-Vllaznia

Një duel për titullin, por me vetëbesimin e kryesuesve. I pari që transmeton qetësi është Thomas Brdaric, i cili e nisi konferencën para Partizanit me batuta që shkaktuan ilaritet.

Ndeshjet e fundit për vitin 2025 në Kategorinë Superiore propozojnë supersfidën në “Arenën e Demave”, Partizani-Vllaznia. Dueli i vlefshëm për javën e 19-të të kampionatit, shënon edhe startin e fazës së tretë. Një përballje direkte ndërmjet pretendentëve për titull.

“Në këtë mbyllje të vitit i falenderoj të gjithë, drejtuesit e klubit, zyrtarët, lojtarët dhe tifozët për punën dhe mbështetjen në javët e fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por jemi të parët dhe në garë për titullin. Ju uroj gëzuar festat. Ndeshja me Partizanin është sfida më e madhe deri më tani, sepse duhet të ruajmë ecurinë e fitoreve dhe të konsolidojmë vendin e parë. Kemi probleme me mungesat, por duam ta fitojmë këtë përballje”, deklaroi Brdariç.

Ndeshjet janë ndarë në tre ditë, ku prej kësaj të premteje në orën 16:30 në fushë zbresin Skënderbeu dhe Elbasani. Sfida Partizani-Vllaznia luhet prej orës 19:00.

Të shtunën Laçi pret Tiranën, ndërsa Dinamo përballet me Egnatian në sfidën tjetër për titull.

Java mbyllet të dielën me Teutën që luan ndaj Bylisit, në “Niko Dovana”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos