Juventusi u kthye te fitorja. Në Kupën e Italisë, bardhezinjtë mposhtën Cagliarin e Alen Sherrit me rezultatin 4-0 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8, me portierin shqiptar që nuk u aktivizua, për t'i lënë vend portierit të dytë Scuffet.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Vlahovic në minutën e 44, teksa në minutën e 53 Koopmeiners dyfishoi shifrat me një eurogol nga goditja e dënimit.
“Zonja e Vjetër” nuk u mjaftua me kaq, duke shënuar edhe 2 herë të tjera me Conceiçao dhe Nico Gonzalez në minutat 80 dhe 89.
Në fazën tjetër të Kupës së Italisë, Juventusi do të përballet me Empolin e Ardian Ismajlit.
(A2 Televizion)