Reali i Madridit fiton Kupën Ndërkontinentale, triumf 3-0 në finale

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 20:39 | Futboll

Reali i Madridit fiton Kupën Ndërkontinentale, triumf 3-0 në

Real Madrid rrëmbeu edhe trofeun e Kupën Ndërkontinentale pas fitores 3-0 ndaj ekipit meksikan Pachuca në finalen e zhvilluar të mërkurën, me golat e shënuar nga Kylian Mbappe, Rodrygo dhe Vinicius Jr.

Në stadiumin Lusail në Katar, Real Madrid kontrolloi lojën dhe asnjëherë nuk e vuri në dyshim fitoren, pavarësisht se kundërshtarët kishin mundësi nga kundërsulmet.

Reali e hapi ndeshjen në minutën e 37-të me një gol të bukur, që nisi nga Jude Bellingham, i cili kaloi topin te Vinicius Jr. Ky i fundit i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve, ndërsa asistoi për Mbappe, i cili realizoi me portën e boshatisur.

Rodrygo e dyfishoi avantazhin në minutën e 52-të me një goditje të shkëlqyer. Ai kaloi dy mbrojtës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.

Vinicius Jr. e mbylli ndeshjen në minutën e 83-të, duke shënuar nga pika e bardhë pas një faulli të Oussama Idrissi ndaj kapitenit Lucas Vazquez.

Me këtë fitore, Real Madrid ka shtuar në koleksionin e saj 9 tituj të Botërorit të Klubeve, pasi ka fituar tre herë Kupën Interkontinentale dhe pesë herë Kupën e Botës për Klube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos