Sllovakia shënon ndaj Kosovës 1-0, gol me kokë nga Valjent

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 20:58 | Futboll

Sllovakia shënon ndaj Kosovës 1-0, gol me kokë nga Valjent

Sllovakia kalon në avantazh kundër Kosovës që në minutën e 6-të të ndeshjes. Valjent shënon me kokë pas një aksioni të shpejtë në zonën e Kosovës, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke surprizuar portierin Arijanet Muriq.

Pas këtij goli, Kosova u shfaq e shtangur, ndërsa trajneri Foda duhet të rishikojë strategjinë për të rikthyer ekuilibrin në fushë. Rezultati tani është 1-0 në favor të Sllovakisë, ndërsa ndeshja sapo ka filluar dhe emocionet pritet të rriten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos