Afro 59 mijë tifozë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

Nga Dea Kozma
26 Mars 2026, 16:23 | Futboll

Afro 59 mijë tifozë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes

Arena kombëtare në Varshavë do të gumëzhijë nga tifozët këtë të enjte. Federata polake me anë të një komunikate zyrtare njoftoi se të gjitha biletat e gjysëmfinales se play off-it janë shitur, shkruan A2CNN.

Afro 59 mijë tifozë do të kenë mundësi ta shijojnë nga afër supersfidën dhe 3 mijë prej tyre do të jenë Shqiptarë. Kjo është edhe për shkak të rregullores, pasi ekipit mik i vendoset në dispozicion vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit.

Ndërkaq edhe në këtë ndeshje, do të mungojnë tifozët kuqezi, tifogrupi më i vjetër që kombëtarja ka. Lajmin e kanë zyrtarizuar vetë ata duke akuzuar FSHF-në se i kanë shitur biletat agjensive turistike akoma pa dalë zyrtarisht në shitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos