Dueli me Poloninë, kombëtarja shqiptare gati për të shkruar historinë

Nga Dea Kozma
26 Mars 2026, 16:02 | Futboll

Dueli me Poloninë, kombëtarja shqiptare gati për të shkruar

Sot kombëtarja shqiptare luan për historinë duke u përballur me kombëtaren polake në një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e kuqezinjve në Botëror, shkruan A2CNN.

 Ekipi i Silvinjos mbylli përgatitjet me grupin e plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të brazilianit. Një fitore në Varshavë do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për kuqezinjte në ëndrrën amerikane.

Në rast të një suksesi, përfaqësuesja shqiptare do të kalonte në finale të play off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. E gjithë vëmendja do të jetë sot në Varshavë, aty ku në 20:45, nis supersfida Poloni-Shqipëri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos