Audi “çan” postbllokun në Tiranë, plagoset një efektiv, autori në arrati

Nga A2 CNN
28 Mars 2026, 11:16 | Kronikë

Audi “çan” postbllokun në Tiranë, plagoset një

Një automjet tip “Audi”, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në një postbllok në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas burimeve për gazetarin e A2CNN Igli Çelmeta, drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë në momentin që i është kërkuar të ndalojë, duke rrezikuar jetën e efektivëve në shërbim.

Si pasojë e situatës, dyshohet se një punonjës policie ka mbetur i plagosur lehtë. Deri më tani nuk është bërë e mundur ndalimi i tij.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit dyshohet të jetë një person me precedentë penalë, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos