Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve premton rijetëzimin e kinemave në rrethe.
Pas 36 vjetësh pa kinema shtetërore në rrethe, ëndrrat dhe misioni shkojnë deri te arbëreshët, një mision dhe ëndërr e guximshmë sa kohë në 36 vjet pas diktaturës, ende mungojnë kinematë në vendin tonë, ato kinema që tranzicioni dhe vetë ne i shkatërrruam.
Ky premtim dhe mision i ministrit vjen në kuadër të Balkan Film Market, që mbylli edicionin e nëntë mbrëmjen e së shtunës dhe erdhi si rezultat i një thirrjeje publike që drejtori i Qendrës së Kinematografisë e ka artikuluar edhe më herët.
Vende turistike, pjesë e trashëgimisë botërore si UNESCO prej vitesh vuajnë mungesën e kinemave. Një i ri në Gjirokastër, që ka lindur pas diktaturës, këto 36 vjet nuk ka pasur mundësinë e të shijuarit magjinë e ekranit të madh, as në Berat, Vlorë, Sarandë apo Kukës.
E vetmja alternativë këto vite kanë qenë festivalet e filmave që shpesh kanë projektuar produksione në ambiente të hapura apo një vizitë në kryeqytet, ku po aq kinematë e frekuentuara janë ato private, jo ato shtetërore. (A2 Televizion)