Futbolli amator nis sezonin e ri këtë fundjavë, me edicionin e dytë të Beach Soccer. Eventi që do të zhvillohet në datat 26 dhe 27 korrik në pishat e buta në Golem në organizmin e FSHF-së, synon të bëjë bashkë të gjithë të apasionuarit pas futbollit në plazh.
Në total janë 12 ekipe që do të luajnë minimalisht 2 ndeshje në turneu që do të jetë gjithëpërfshirës, nga futbollistët amator te ata që kanë varur këpucët në gozhdë. Sipas Drejtorit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demeneri, pritshmëritë e këtij eventi janë të mëdha, shkruan A2 CNN.
Demneri foli dhe për sezonin e ri në futbollin amator që këtë herë do të ketë një kalendar të mbushur me aktivitete.
Në fund Demneri ka një mesazh për të gjithë të apasionuarit pas futbollit. (A2 Televizion)