Fitore e madhe e Egnatias në transfertë, kampionët në fuqi mposhtin Dinamon e Minskut

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 22:56 | Futboll

Fitore e madhe e Egnatias në transfertë, kampionët në fuqi

Egnatia ka mposhtur Dinamon e Minskut me rezultatin 2-0 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës

Ndeshja u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakajokos, shkruan A2.

Kampionët e Shqipërisë patën mundësi për të shënuar edhe më tepër gola, ndërsa Dinamo e Minskut në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër.

Tashmë, Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, që do ishte i pari në historinë e klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos