Andrea Pirlo, është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Dubai United! Lajmi është publikuar nga vetë faqja zyrtare e klubit që përmes një postimi prezantoi trajnerin e ri.
Ish-mesfushori, i cili sezonin e kaluar stërviti Sampdorian në Serie, ka nënshkruar kontratën e re në Dubai, me klubin që luan në divizionin e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan A2 CNN.
Legjenda italianë është në Dubai dhe ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës. Synimi mbetet për të ngritur këtë klub në majat e futbollit arab. (A2 Televizion)