Gripshi shënon sërish për Astana-n, a meriton një ftesë nga Sylvinho?

Nga Erald Kodhelaj
23 Shtator 2024, 18:51 | Futboll

Gripshi shënon sërish për Astana-n, a meriton një ftesë

Nazmi Gripshi ka gjetur golin e dytë sezonal me Astanën. Sulmuesi shqiptar vijon të jetë protagonist në Premier Ligën e Kazakistanit.

Ai shënoi me penallti, në ndeshjen e fituar 4-2 në fushën e Ordabasi. Gripshi është kthyer në titullar të padiskutueshëm për ekipin që mban rekordin e trofeve kombëtarë, me 7 tituj kampionë të fituar, si edhe tre kupa dhe gjashtë Superkupa.

Momentalisht Astana renditet e pesta në kampionat, me 7 pikë diferencë nga kryesuesit, megjithatë duke qenë skuadra më e madhe kazake, pritet që të luftojë deri në fund për titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos