Barcelona e konfirmon, Ter Stegen ka pësuar dëmtim shumë të rëndë në gju

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 13:37 | Futboll

Barcelona e konfirmon, Ter Stegen ka pësuar dëmtim shumë të

Barcelona ka konfirmuar dëmtimin e Marc-Andre ter Stegen. Gardiani i portës dhe kapiteni i ekipit u dëmtua ditën e dielë, në sfidën që katalanasit fituan 5-1 ndaj Villarreal.

Pas vizitave mjekësore të zhvilluara ditën e sotme është mësuar se portieri ka këputur tendinën e gjurit të djathtë. Futbollisti sot do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan A2.

Pritet që gjermani do të mungojë 7-8 muaj, nëse operacioni shkon mirë dhe rekuperimi shkon sipas planit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos