Tirana nuk “ndez” as në derbi, barazimi i gjashtë me Partizanin në 'Air Albania'

Nga A2 CNN
21 Shtator 2024, 22:12 | Futboll

Tirana nuk “ndez” as në derbi, barazimi i gjashtë me

Barazimi i gjashtë në po aq ndeshje në startin e sezonit të ri në Superligë për Tiranën. Bardheblutë u ndanë në paqe me Partizanin që luante si vendas në sfidën që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Derbi i kryeqytetit që u luajt në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga 12 mijë tifozët e pranishëm në tribuna u ndez për herë të parë në minutën e 23-të, kur Zharmuni “flirtoi” me golin për bardheblutë.

Rasti i dytë serioz i kësaj sfide u shënua vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Cara rrezikoi portën e Tiranës por pa gjetur golin për “Demat e Kuq”.

Pjesa e dytë nisin vrullshëm për Tiranën, me Haxhiun që tentoi të shënonte duke dërguar sinjale në portën e Pano Qirkos.

Ritmi më pas nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe pse Xhaja akordoi 6 minuta shtesë, as bardheblutë e as të kuqtë nuk tentuan për të shkuar më shumë sesa një barazim mes tyre.

Pas ndeshjes së sotme, Partizani renditet në vendin e 3-të të Superligës me 9 pikë, ndërsa Tirana në vendin e shtatë me 6 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos