Barcelona në telashe, dëmtim shumë i rëndë për Ter Stegen

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 08:17 | Futboll

Barcelona në telashe, dëmtim shumë i rëndë për Ter

Barcelona nuk e shijoi plotësisht fitoren e thellë 5-1 ndaj Villareal. Portieri dhe kapiteni Ter Stegen pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fundit të pjesës së parë, shkruan A2. 

Sipas AS, ekziston frika mes katalanasve se portieri gjerman rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, pasi mund të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj. 

Portieri i Barçës ka dëmtuar gjurin dhe është transportuar në spital menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos