Derbi i kryeqytetit, Tirana i bën homazhe Gerti Bogdanit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2024, 20:24 | Futboll

Në stadiumin “Arena Kombëtare”, derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me homazhe që klubi bardheblu ka bërë në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ish-ligjvënësi u shua në moshën 44 vjeçare për shkak të arrestit kardiak që pësoi teksa ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit me disa prej miqve të tij, në një hotel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Futbollistët e Tiranës u panë teksa mbanin lule në duar, të cilat i vendosën pranë një posteri gjigand me foton e të ndjerit Bogdani, që ka qenë një nga tifozët më të zjarrtë të bardhebluve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos