Elbasani përkohësisht në krye, Dinamo ndalet nga Teuta

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 19:15 | Futboll

Elbasani përkohësisht në krye, Dinamo ndalet nga Teuta

Java e dhjetë e Superiores solli emocione dhe tension në fushat shqiptare. Elbasani mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 20 pikë.

Goli vendimtar u shënua nga Lajthia në pjesën e dytë pas një goditjeje me kokë, ndërsa vlonjatët patën pretendime për një penallti që u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë, shkruan A2 CNN.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta ndanë nga një pikë në një duel të fortë dhe të tensionuar, ku munguan rastet e pastra, por jo polemikat. Vendimet e gjyqtarit Klodian Prenga u kontestuan ashpër nga dinamovitët, sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të Maliqit.

Barazimi mban të dy skuadrat në garë për katërshen e parë, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur, në pritje të sfidës Egnatia–Vllaznia që mbyll javën e dhjetë të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos