
Për politikanin Faik Basha, Erion Veliaj është i pafajshëm dhe nuk duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend.
I ftuar në “Off the Record”, Basha e cilësoi lajm të mirë vendimin e Kushtetueses që tregoi se institucionet nuk janë të kapura nga Edi Rama.
“Është një kryetar në burg, një bashki pa drejtim. Nuk drejtohet vendi me nënkryetarë. Qytetarët kanë mandatuar një kryetar. Në kohët kur bëhesh fajtor një person pa u gjykuar ishin të lashta. Jo përse ta japë dorëheqjen. Përse duhet të bëjë burg. Akuzat nuk do të thonë asgjë nëse nuk faktohen. Ai është i pafajshëm dhe nuk ka përse e jep dorëheqjen. Lajmi i mirë është që nuk jemi në regjim. Gjykata Kushtetuese vendosi e pavarur, ky është lajm i mirë. Duket se institucionet nuk i ka kapur qeveria”, u shpreh Faik Basha në A2 CNN. (A2 Televizion)
