"Mazhoranca s'kishte numra në Këshill për shkarkimin e Veliajt"-Indrit Sefa: E ndihmoi PD

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 20:37 | Politikë

"Mazhoranca s'kishte numra në Këshill për shkarkimin e

Sipas juristit Indrit Sefa mazhoranca nuk i kishte numrat në Këshill për shkarkimin e Veliajt.

Në “Off the Record” në A2 CNN, Sefa fajësoi dhe këshilltarët e djathtë se duhet të kishin kërkuar prezencën e Veliajt në mbledhjen ku ai u shkarkua.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që e gjithë vendimmarrja e arritur në Këshillin Bashkiak ka shkelur ligjin. Ka shfuqizuar një dispozitë të nenit për mungesën 3 muaj në punë. Në Këshill, opozita nuk është vetëm për opozitë, por për të garantuar një proces ligjor. Opozita nga dëshira e madhe për të shkarkuar Veliajn, mbylli sytë në këtë rast. Ajo nuk kishte faj që donte të largonte Veliajn. Në Këshill, opozita duhet të kërkonte prezencën fizike të Veliajt”, tha Sefa në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos