
Demokrati Arjan Ndoja në studion e Off the Record deklaroi se Erion Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga bashkia e Tiranës për arsye morale dhe t’i hapte rrugë hetimit dhe drejtësisë.
Përballë gazetarit Andrea Danglli, Ndoja shtoi se nëse Veliaj do të ndiqte këtë rrugë dhe do të dilte i pafajshëm do të fitonte pikë dhe në sytë e elektoratit.
“Si Veliaj si Balluku politikisht duhet të japin dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen se përse ka nis një procedim penal për t’i hapur rrugë gjësë. Je funksionar, vetëm për moral duhet të japësh dorëheqjen deri në hetimin e plotë të çështjes dhe do të fitonin pikë te elektorati. Masa e sigurimit nuk është fajësim. Në rastin e Ballukut, prokuroria ka krijuar bindje ka mbaruar punë me provat”, tha Ndoja në A2 CNN. (A2 Televizion)
