“Shqipëria po plaket, të rinjtë kanë emigruar”, gjinekologu tregon shkaqen e uljes së lindshmërisë

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 09:31 | Sociale

Doktori Shkëlqim Balili deklaroi se për të është shumë shqetësues fakti që në Shqipëri ka një ulje drastike të lindjeve.

“Natyrisht kjo duhet të shqetësojë dhe shtetin. Duhet patjetër të krijohet një politikë sociale e nevojshme për të frenuar rënien e lindjeve. Duhet të frenohet rënia drastike e lindjeve. Popullata dhe Shqipëria po plaket. Unë po ju them që në vitin 1986, kur kam shkuar për herë të parë për studime në Francë, mosha e popullatës në Shqipëri ka qenë 23 vjeç dhe sot është 45 vjeç. Një mashkull që është 20 vjeç nuk mund të jetë njësoj me një 40 vjeç. Njeriu bie dhe është një nocion biologjik”, tha Balili i ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Lindjet kanë rënë për shkak të tranzicionit, për shkak të emigrimit, për shkak të rritjes së moshës”, shtoi doktori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos