“Doja të hapja shkollë magjie”, thirrja e studiueses së shkencave okulte për kryeministrin Rama

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 08:46 | Aktualitet

Hapja e një shkolle të dedikuar për magjinë dhe shkencat okulte në Britaninë e madhe ka ndezur debatin ne rrjetet sociale dhe kuriozitetin ëpr këto tradita okulte. Në një lidhje me Dita Jonë në A2 CNN studiuesja shqiptare Pranvera Xhafa, tha se Shqipëria do të ishte para Mbretërisë së Bashkuar në këtë nismë, pasi kur është kthyer në Shqipëri i ka bërë kërkesë ministrit të kulturës së asaj kohe, por që nuk u mor parasysh.

“Unë kur u ktheva në Shqipëri doja të hapja një shkollë magjie, por ministria jonë nuk merr vesh nga këto. I shkruajta ministrit të Kulturës së asokohe dhe e pa mesazhin dhe ma la seen. Kjo domethënë që nuk e kuptoi fare çfarë i thashë. I bëra një prezantim të asaj çfarë jam, çfarë bëj dhe jo praktikisht që do hapja shkollë magjie”, tha ajo në Dita Jonë në A2 CNN.

Kërkesën e saj që ia përsëriti live edhe në Dita Jonë në A2 CNN edhe kryeministrit Edi Rama, ajo e bazon te potenciali i madh që ka Shqipëria për zhvillimin e këtij sektori. Ajo theksoi se vendi ynë ka trashëgimi të pasur folklorike, mitologjinë dhe traditat që lidhen me botën mistike.

“Më lindi ideja sepse Shqipëria ka shumë material si në njerëz, si në folklor i bazuar mitologjik dhe historik. Gjithçka që ka të bëjë me okultin është rrënja bazë e gjithë historisë së okultit ndodhet në Shqipëri ose në Mesdhe, dhe pa studiuar këto nuk mund të shkosh as në Angli. Kështu që ka shumë fenomene, të cilat do ishte shumë mirë që ne t'i kishim pasuritë tona dhe thashë pse jo, pse mos ta ofrojmë ne këtë gjë, pse të taksohen ata që shesin qepë dhe mos të taksohet një që lexon letrat tarot ilegalisht për shembull, merr më shumë lekë. Kështu ishte ideja, sepse letrat tarot janë gjë qejfi dhe janë ilegale të lexohen vende pa vend dhe nga njerëz sharlatanë që nuk kuptojnë asgjë dhe dizinformojnë dhe jo vetëm letrat tarot, por shumë gjëra që ndodhin në Shqipëri dhe është bërë fenomen edhe i frikshëm kur shkohet vend e pa vend dhe çfarë nuk bëjnë nga këto gjëra”, theksoi ajo në Dita Jonë në A2 CNN.

Duke u ndalur te potenciali i vendit tonë ajo thekson se një projekt i tillë do të ketë ndikim pozitiv edhe në turizëm, duke shfrytëzuar kështjellat dhe zonat historike si destinacione tematike.

“Ishte një ide shumë e mirë dhe mund të ishim të parët ta kishim këtë dhe kemi vende shumë të bukura mistike për ta bërë dhe shkollën për t'u ndjerë tamam si Harry Potteri njerëzit që do vinin. Po kështjella të bukura që mund të shfrytëzon edhe për turistët edhe për njerëzit dhe do kishte goxha lëvizje, goxha njohuri, goxha turistë. Kështu që Rama po e dëgjoi, le thotë unë këtu jam”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos