Mbrëmja e së martës në Champions League dhuroi shumë emocione nga gjigandë të futbollit botëror. Bayern Mynihut mundi 1-0 Paris Saint Germain në supersfidën e Alianz Arenës. Heroi i takimit ishte Kim që realizoi në minutën e 38 dhe vendosi fatin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë , francezët u përpoqën të reagonin, por gjërat u vështirësuan dhe më shumë kur Dembele u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin me 10 lojtarë. Deri në fund, bavarezët menaxhuan mjaft mirë çdo gjë dhe në fund festa ishte për ta. Një sukses që e çon Bayernin në kuotën e 9 pikëve në vendin e 11 në tabelë ndërsa llogaritë për PSG vështirësohen dhe më shumë pasi ndodhet në vendin e 26 me vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjeve.
Surpriza më e madhe ishte në Etihad Stadium aty ku Manchester City konfirmoi se është në një krizë totale. Qytetarët barazuan 3-3 me Feynoord ndonëse ishin në avantazh të tre golave. Halaand dy herë dhe Gundogan realizuan për ekipin e Guardiolës që mendoi se e siguroi tre pikët, por deri në fund nuk rezultoi kështu. Holandezët realizuan tre herë në 15 minuta dhe i morën ndanë pikët me Manchester City që regjistron ndeshjen e gjashtë radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet.
Edhe ekipet nga Milano bënë detyrën duke regjistruar tre pikët e radhës. Milan mundi 3-2 Slavan Bratislavën në Slloveni. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Pulisic në minutën e 21. Megjithatë festa kuqezi zgjati vetëm tre minuta me sllovenët që barazuan shifrat. Në fraksionin e dytë, Djalli realizoi dhe dy gola të shpejt me Leao dhe Tamy Abraham që përfitoi nga një gabim i portierit vendas dhe tundi rrjetën. Sllovenët ngushtuan diferencat dy minuta nga fundi por vetëm kaq nuk mjaftoi.
Edhe Inter bëri detyrën ndaj Leipzig duke e mundur me rezultatin minimal 1-0. Një autogol i mjaftoi zikaltërve për t’i marrë maksimumin sfidës. Pas këtij suksesi, ekipi i Inzaghit ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 13 pikë pas 5 javësh.
Arsenali nuk gaboi duke mundur surprizën e këtij edicioni Sporting Lisbonës. Topçinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-1 . Tre gola që në pjesën e parë e vranë ndeshjen në Portugali ndërsa në pjesën e dytë, vendasit reaguan me një gol të Goncalo Inacio. Arsenali shënoi dhe dy herë të tjera me Saka dhe Trossard që mbyllën goleadën me shifrat 5-1.
As Barcelona nuk e diskutoi fitoren duke mundur 3-0 francezët e Brest. Dy golat e Robert Lewandowskit dhe një herë Dan Olmo bënë çdo gjë më të thjeshtë për katalanasit .
Në takimet e tjera, Atalanta mundi 6-1 Young Boys, Atletiko shkatërroi 6-0 Spartën e Pragës ndërsa Leverkusen mposhti 5-0 Salzburg.
(A2 Televizion)