Armando Broja kthehet të luajë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 22:12 | Futboll

Armando Broja kthehet të luajë

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi dhe luajti titullar mbrëmjen e së hënës me Everton U21, në humbjen përballë Watford U21, në transfertë.

Sfida e vlefshme për Premier League Cup përfundoi 1-0, me Armando Brojën që e nisi titullar këtë sfidë, por nuk ia doli që të linte shenjë pasi qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, provën e vërtetë shqiptari pritet ta ketë javën e ardhshme ku pritet të ketë më shumë minuta me ekipin e dytë të Evertonit para se t'i bashkohet ekipit  të parë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos