“Paqe” mes Partizanit dhe Dinamo City

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 19:36 | Futboll

“Paqe” mes Partizanit dhe Dinamo City

Mbyllet pa gola ndeshja Partizani-Dinamo City. Dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave” ishte tepër i luftuar, por pa gola.

Braziliani Denisson dhe Indrit Prodani patën mundësitë më të mirë për skuadrën e Dritan Mehmetit. Ndërkohë, kampionët në fuqi iu afruan golit me Alfred Mensah dhe Luis Birçajn, por 20-vjeçari u ndal nga traversa.

Me këtë rezultat, Partizani kryeson i vetëm klasifikimin, me 28 pikë, një më shumë se Egnatia.

Ndërsa Dinamo City regjistroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv dhe tashmë renditet në vendin e pestë, me 16 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos