Humbja ndaj Egnatias, Erzeni largon dy futbollistët e afruar në merkaton e janarit

Nga Erald Kodhelaj
30 Janar 2024, 16:33 | Futboll

Humbja ndaj Egnatias, Erzeni largon dy futbollistët e afruar në

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Përmbysja 3-2 nga Egnatia duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Erzenit, që kanë larguar dy lojtarë e afruar këtë merkato Dimri.

Bëhet fjalë për portierin Bruno Puja dhe sulmuesin nga nigeria Paul. Vetë faqja e klubit njoftoi tifozët për këtë vendim duke i falenderuar dy futbollistet për kontributin e dhënë në këto tre ndeshje.

Puja mbajti portën e paprekur ndaj Laçit pësoi një gol ndaj Vllaznisë dhe ishte titullar ndaj Egnatias, takimin e kësaj të hëne.

Nga ana tjetër, nigeriani Paul u afrua me shumë bujë tek shijakasit por në ndeshjen e fundit as nuk u llogarit nga trajneri Alfred Deliallisi duke mbyllur në këtë mënyrën aventurën me ekipin  e Erzenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos