Interi drejt yllit të dytë në fanelë, Roma hap fals për vendin e katërt

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 13:14 | Futboll

Interi drejt yllit të dytë në fanelë, Roma hap fals për

Inter vijon i qetë të bëjë detyrën në Serie A dhe është vetëm çështje kohe që zikaltrit të qëndisin yllin e dytë në fanellë. Edhe këtë herë ekipi i Inzaghit bëri detyrën teksa mundi 2-0 Empolin në San Siro. Një dominim i ekipit zikaltër nga fillimi deri në fund.

Di Marco që në minutën e 5 zhbllokoi shifrat duke ja bërë më të lehtë lojën. Edhe pas kësaj, ritmi nuk u ndal. Inter kishte shanse të njëpasnjëshme me Bastonin apo Barellën, por goditjet e tyre shkuan jashtë katërkëndëshit.

Goli i dytë mbajti firmën e  Alexis Sanches që u harrua në zonë dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë. Pas këtij suksesi, Inter ka blinduar vendin e parë. Zikaltrit janë në kuotën e 79 pikëve pas 3 javësh 14 larg Milanit ndjekës.

Bolonja konfirmohet surpriza e këtij sezoni në Itali.  Skuadra nga Emilia Romanja, shkatërroi 3-0 Salernitanën dhe tani hipotekon vendin e katërt në Serie A. Orsolini ishte padyshim njeriu i ndeshjes. Në minutën e 13, sulmuesi italian shënoi një supergol nga distanca duke lënë në vend portierin kundërshtar.

Edhe goli i dytë ishte mjaft i bukur. Këtë herë autor kishtte belgun Salemakers që e dërgoi topin në cepin e portës. Por spektakli i Bolonjës nuk u ndal me kaq. Edhe pjesën e dytë, ndonëse ritmi ra disi, Bolonja shënoi dhe golin e tretë me autor sërish Orsolinin.

Një sukses edhe personal ky për futbollistin italian  pasi ngjitet në kuotën e 10 golave këtë kampionat, diçka që e bën për herë të dytë radhazi. Pas kësaj fitoreje, Bolonja është në vendin e katërt me 57 pikë, 5 larg Romës së vendit të pestë.

Roma në anën tjetër nuk shkoi  më shumë se një barazim 0-0 me Leccen e Ylber Ramadanit. Kryeqytetasit dominuan sfidën duke krijuar më shumë raste. Mundësitë më të mira i kishin në fundin e pjesës së parë, por vetëm shtylla i mohoi festën.

Edhe në pjesën e dytë, ndeshje ishte e luftuar por rrjetat nuk u prekën. Sa i përket mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani e nisi sfidën si titullar dhe spikati me performancën e tij në fushë duke bërë një paraqitje pozitive për 90 minuta.

Një fitore me vlerë kjo për Leccen dhe qëndrimin në elitë. Aktualisht skuadra e Ramadanit është në vendin e 17 me 29 pikë, 4 larg Empolit të vendit të 18 që të zbret një kategori më poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos