Interi i frikshëm, i shënon 6 gola Lazio-s në Romë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 22:46 | Futboll

Interi i frikshëm, i shënon 6 gola Lazio-s në Romë

Lazio ishte një nga ekipet që po kalonte formën më të mirë në Itali, por Interi i Inzaghit e ka kthyer me këmbë në tokë, duke i dhënë një shuplakë të rëndë në “Olimpico”.

Zikatrit dominuan totalisht sfidën, duke e mbyllur ndeshjen një me rezultat tenistik 0-6. Golat u shënuan nga Calhanoglu, Dimarco në pjesën e parë dhe Barrella, Dumfries, Augusto dhe Thuram në të dytën, shkruan A2.

Inzaghi aktivizoi në pjesën e dytë edhe mesfushorin Kristjan Asllani, i cili nuk mundi të lërë gjurmë në këtë sfidë edhe pse realizoi një lojë relativisht të kënaqmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos