Barcelona u mund 0-1 nga Leganesi mbrëmjen e së dielës, duke bërë që Atletico Madrid ta barazojë në krye të klasifikimit, me madrilenët që kanë një ndeshje më pak.
Një gol i Gonzales në minutën e katërt i shkaktoi humbjen e katërt në 18 javë Barcelonës, që duket se po kalon një moment të vështirë në kampionat.
Një ndeshje shumë larg pritshmërive për katalanasit që regjistruan vetëm 4 gjuajtje në portë teksa shpërdoruan raste të shumta shënimi.
Në duelin e radhës Barcelona do të përballet me Atletico Madrid, duke e kthyer ndeshjen në një test nëse ekipi i Hansi Flick është apo jo rival për titull në këtë sezon.
Aktualisht Barcelona mbetet në krye të La Ligas me 38 pikë, po aq sa dhe Atletiko por madrilenët kanë një ndeshje me shumë për të luajtur.
Më herët Atletiko bëri detyrën duke mundur minimalisht Getafen në shtëpi. Një gol i Aleksandër Sorloth i ka mjaftuar skuadrës së Diego Simeones për ti marrë maksimumin sfidës dhe në rast të një suksesi në ndeshjen e prapambetur, madrilenët do të marrin të vetëm kreun e La Ligës. (A2 Televizion)