Analiza e Rudi Vatës, Kombëtarja Shqiptare ka cilësi për të bërë surprizën

Nga Dea Kozma
16 Dhjetor 2024, 16:40 | Futboll

Pasi mësoi kalendarin e rrugëtimit për në kampionatin botëror 2026, tani kombëtarja shqiptare ka nisur të ëndërroj për Kupën e Botës.

Ekipi i Silvinjos do ta nis këtë ëndërr në transfertë ndaj Anglisë më 21 mars, por vëmendje më të veçantë ka sfida me Serbinë që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare" më 7 qershor.  

Siç është raportuar, kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve serbë, pasi UEFA ka dënuar Federatën Serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Në një intervistë në skype me ish kapitenin e kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ai u shpreh se pavarësisht kundërshtarit që ka përballë, presioni është gjithmonë i pranishëm.  

Sipas Vatës, kombëtarja ka cilësi dhe po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bënë që objektivat për skuadrën e Silvinjos të rriten.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për në Botëror përballë Anglisë në stadiumin e Wembley më 21 mars me takimin që do të nis në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos