Interi vulos kalimin e grupit në Champions me Asllanin në fushë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 22:56 | Futboll

Interi vulos kalimin e grupit në Champions me Asllanin në fushë

Një penallti e kthyer në gol nga Lautaro në minutën e 85 i ka mjaftuar Interit për të marrë fitoren në transfertë ndaj Salzburgut në Austri dhe të sigurojë kalimin e grupit të Champions League. Në dy ndeshjet e tjera, zikaltrit do të luajnë për të rrëmbyer vendin e parë, të cilin aktualisht e ndajnë me Sociedad, me nga 10 pikë.

Inzaghi i besoi rreth 30 minuta Asllanit në këtë sfidë, i cili bëri një tjetër paraqitje mjaft të mirë, madje në një moment lëshoi një silurë drejt portës nga rreth 30 metra, e cila u ndal me vështirësi nga portieri.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy përmbysja e madhe që Copenhagen i bëri Manchester United, duke i mposhtur anglezët me rezultatin 4-3. Reali i Madridit fitoi me lehtësi 3-0 ndaj portugezëve të Bragës. Bayern fitoi 2-1 me Galatasaray-n, ndërsa Arsenali mposhti pastër 2-0 Sevilla-n. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos