Tifogrupi më i vjetër i kombëtares shqiptare “Tifozët Kuqezi” e ndoqën ndeshjen nga lulishtja te Vëllezërit Frashëri. Një atmosferë e zjarrtë me shqiptarët që kishin ardhur nga çdo vend i botës.
Pas ndeshjes, disa prej tyre u shfaqën të zhgënjyer me rezultatin megjithatë janë ende optimistë për një biletë historike në Botërorin e vitit 2026.
A2 CNN sjell disa nga reagimet e tyre pas barazimit pa gola në ndeshjen Shqipëri Serbi në Air Albania në Tiranë. (A2 Televizion)