Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 13:39 | Futboll

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas barazimit pa gola në ndeshjen e djeshme Shqipëri-Serbi të zhvilluar në “Air Albania”. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së Kosovës shpreh përkrahjen e tij për kombëtaren shqiptare.

“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj”, shkruan Kurti krahas fotos së Kombëtares.

Ai u shpreh i bindur në suksesin e Shqipërisë në përmbyllje të fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026: “Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos