Pas ndeshjes në Tiranë, një lumë kritikash kanë shpërthyer në drejtim të trajnerit Dragan Stojkoviç. Ky i fundit u shpreh se nëse nuk i pëlqen loja e tij, le të gjejnë një trajner tjetër, ndërsa komplimentoi dhe atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi.
Serbia mori pikë e parë në kualifikueset e botërorit 2026. Barazimi në Tiranë duket se zhgënjyer gazetarët serb të cilët kanë masakruar me pyetje trajnerin Dragan Stojkovic. Ky i fundit u shpreh se Serbia kishte në kontroll lojën por duhet akoma punë me finalizimin ndërsa komplimentoi dhe tifozët kuqezi për atmosferën e krijuar.
“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër. Nuk di çfarë t’ju them. Erdhëm këtu me qëllimin për të fituar ndeshjen. Djemtë treguan një qëndrim profesional. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium. Sipas ndeshjes së treguar, ndoshta një barazim është rezultati më realist. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo.Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin. Penalltia? Besimi që ka gardiani, Petroviç është magjepsës. Ai e meriton atë vend”, tha Dragan Stojkoviç.
Në ndeshjen tjetër Serbia do të përballet me Andorrës të martën në orën 20:45. (A2 Televizion)