
José Mourinho është gati të kthehet te Real Madrid, 13 vjet pas largimit të tij.
Siç raporton Fabrizio Romano, trajneri portugez ka arritur një marrëveshje verbale me Florentino Perezin, Presidentin e klubit madrilen.
Mungon vetëm firma në kontratën dyvjeçare, shkruan A2.
"Special One" pritet të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll pas ndeshjes së Blancos kundër Athletic Bilbao, java e fundit e La Liga-s, e planifikuar për të shtunën, më 23 maj, në orën 21:00.
Në periudhën e tij të parë në Madrid (2010-2013), Mourinho fitoi një titull të La Liga-s, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle. (A2 Televizion)