
Manchester City ka triumfuar përballë Chelsea në finalen e FA Cup. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me shifrat 0-1 për ekipin e Pep Guardiolës.
Golin e vetëm për “Citizens" e shënoi Antoine Semenyo. Sulmuesi 26-vjeçar shënoi gol spektakolar me takë në minutën e 72-të, falë një asisti të marrë nga Erling Haaland, shkruan A2.
City e fiton këtë trofe për herë të 9 në histori.
Ky ishte trofeun numër 20 i Guardiolës me Cityn, ndërkohë që ishte kupa e dytë për këtë sezon, pas Carabao Cup të fituar disa muaj më parë ndaj Arsenal, me rezultatin 2-0. (A2 Televizion)