
Faza ”Final 4” e Kategorisë Superiore ka nisur me humbjen e Vllaznisë kryesuese, e cila është mposhtur me shifrat 2-0 nga Dinamo e vendit të katërt.
Blutë kishin shumë dëmtime dhe e nisën këtë fazë me shanse minimale për titullin, por Vllaznia dha një performancë të dobët, duke ia bërë të lehtë ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, shkodranët panë Bajramin të ndëshkohej me të kuq e më pas me një nga zbritjet e rralla të Dinamos, pësoi një gol nga Malomo.
Shkodranët në fund u goditën edhe nga goli i dytë i Xhejms, që vulosi suksesin 2-0 të Dinamos. (A2 Televizion)