
Egnatia ka rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në Kategorinë Superiore.
Rrogozhinasit mposhtën me goleadë Elbasanin, duke fituar 4-0 ndeshjen e zhvilluar në "Air Albania", shkruan A2.
Kampionët në fuqi dominuan plotësisht pjesën e parë dhe shënuan 3 gola, duke i mbyllur llogaritë në 45 minutat e para.
Aleksi vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas këtij rezultati, Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani kanë nga 31 pikë, ndërsa Dinamo 27. (A2 Televizion)