Pas sezonit të dështuar Real Madrid pritet me fërshëllima, tifozët kundër Perez

Nga Dea Kozma
15 Maj 2026, 11:15 | Futboll

Pas sezonit të dështuar Real Madrid pritet me fërshëllima,

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Real Ovied në ndeshjen që solli shumë polemika, tension dhe debate mes tifozëve dhe klubit madrilen. Takimi i vlefshëm për javën e 36 në La Liga, nisi me shumë fërshëllima për gjithë futbollistët dhe në veçanti për Kilian Mbappe, lojtari nga i ciki kishin shumë pritshmëri këtë sezon mirëpo francezi nuk ka qenë në formën e tij më mirë.

Për ecurinë e skuadrës këtë edicion, nuk munguan dhe debatet e Florentino Perez dhe tifozëve që e ndiqnin ndeshjen nga tribuna, shkruan A2 CNN. Siguria u përpoq të hiqte çdo pankartë kundër Perezit në stadium ndërsa tifozët duket se tani kanë shpërthyer ndaj klubit.

Asnjë trofe të fituar këtë sezon, ka bërë që tifozët të mos kursejnë kritikat. Sa i përket historisë së ndeshjes, nga një gol në secilën pjesë, i mjaftoi Los Blanco-s për të marrë tre pikët e takimit. Në fundin e pjesës së parë ishte Gonzalo Garcia që zhbllokoi rezultatin dhe pas tij Jude Bellingham.

Në fund është një fitore që vlen vetëm për statistikat e madrilenëve pasi çdo llogari është mbyllur në La Liga me titullin kampion që e rrëmbyen rivalët e përjetshëm katalanas. Pas javës së 36-të, Real Madrid është në kuotën e 80 pikëve, 11 larg Barcelonës kampione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos