
Teuta mposhti Pogradecin 1-0 në finalen e “play out”-it dhe do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm.
Një gol i vetëm në minutën e tretë shtesë të ndeshjes i dha fitoren ekipit durrsak në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, shkruan A2.
Një karton i kuq për Pius të Pogradecit në minutën e 81, i akorduar nga Enea Jorgji pas rishikimit në VAR, ngjalli polemika të shumta dhe protesta të ekipit mik, që pavarësisht se luftoi deri në fund për të bërë të mundur një ëndërr të madhe, do të duhet të provojë sërish edicionin tjetër, ku do të garojë po në Kategorinë e Parë.
(A2 Televizion)