Teun Koopmeiners te Juventus. Pas shumë negociatave me Atalantën, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me klubin nga Bergamo për mesfushorin holandez.
52 milionë euro plus 7 bonuse do paguajë Juventusi për Koopmeiners, i cili bëhet blerja e tetë e bardhezinjve për këtë merkato, siç shkruan A2 CNN.
Lojtari, i cili i tha po Juventusit disa kohë më parë dhe nuk u stërvit më me skuadrën, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me vlerë 4,5 milionë euro në vit.
Tjetër lojtar që pritet të afrojë Juventusi është sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho. Bardhezinjtë synojnë një huazim pa detyrim blerje, me “Djajtë e Kuq” që do të paguajnë një pjesë të pagës prej 8 milionë eurosh./ A2 Televizion (A2 Televizion)