Pas 10 vitesh u rikthye në Superiore, Elbasani fiton bindshëm ndaj Teutës

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 21:52 | Futboll

Pas 10 vitesh u rikthye në Superiore, Elbasani fiton bindshëm ndaj

Elbasani u rikthye në Superiore pas 10 vitesh dhe në ndeshjen e parë në stadiumin e tij ka arritur të marrë një fitore të madhe, 3-0, ndaj Teutës.

Verdheblutë e dominuan takimin që nga minuta e parë, ndërsa e gjetën golin me anë të moldavit Dros në minutën e 30. Edhe pasi kaluan në avantazh, të besuarit e trajnerit italian Roberto Bordin vijuan të jenë dominues. Goli i dytë u shënua me anë të Hilës në minutën e 48, ndërsa rezultati u vulos nga Arsen Kasa në minutën e 77, shkruan A2 CNN. 

Ndërkohë, Teuta duhet ta harrojë sa më parë këtë humbje, pasi nuk arriti në asnjë moment të shfaqej rrezikshëm në portën e Elbasanit.

Pas dy javëve të para, Egnatia është në krye të Superiores me 6 pikë, ndërsa Elbasani renditet i dyti me 4 pikë, po aq sa Vllaznia. /A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos