Partizani zyrtarizon një serb për stolin

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 21:02 | Futboll

Partizani ka prezantuar mbrëmjen e së hënës trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e ekipit për sezonin futbollistik 2024-2025.

Të kuqtë e kryeqytetit kanë zgjedhur trajnerin serb, Aleksandar Veselinovic si timonierin e ri në stol.

“Aleksandar Veselinoviq merr zyrtarisht drejtimin e Partizanit. Trajneri 54-vjeçar është prezantuar sot në konferencën për media nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj”, shkruhet në njoftim.

Veselinovic ka drejtuar ekipet serbe Vojvodina, Spartak Subotica dhe Cukaricki , por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabi Saudite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos