Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e Granadas në Spanjë.
Bomberi kuqezi ka shënuar tre gola në ndeshjen ndaj Cartagenas, golin e barazimit dhe të avantazhit në pjesën e parë. Uzuni përfitoi nga një krosim në zonë dhe realizoi bukur me kokë, ndërsa në të dytin tregoi aftësi të mëdha. Po ashtu, ai realizoi një tjetër gol të bukur në pjesën e dytë, duke e vulosur rezultatin në 4-1 për skuadrën e tij.
⚽️ Gol de Uzuni
— Punto Regional (@PuntoRegional) December 17, 2024
Granada 1-1 FC Cartagena ????
pic.twitter.com/Cp6I3Lyocg
Me këto tre gola, Uzuni shkon në kuotën e 14 realizimeve këtë sezon me Granadan në 16 ndeshje, ku ka dhuruar edhe një asist.
⚽️ Gol de Uzuni
— Punto Regional (@PuntoRegional) December 17, 2024
Granada 2-1 FC Cartagena ❌
pic.twitter.com/4G31L6An0Z (A2 Televizion)