Tronditet Chelsea. Sulmuesi Mykhailo Mudryk rrezikon pezullimin për 4 vitet e ardhshme në futbollin e luajtur.
Kjo për shkak se lojtari ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping dhe sipas disa mediave në Ukrainë, 23 vjeçar rrezikon të njëjtin dënim si Pol Pogba.
Mudryk nuk ka lujatur me londinezët që pas takimin në Europa League ndaj gjermanëve të Heidenheim dhe situata e tij është ende në monitorim.
Anglezët nga ana tjetër janë të shokuar teksa paguan plotë 70 milionë euro verën e vitit të kaluar që sulmuesi ukrainas të linte Shakhtarin dhe t’i bashkohej londinezëve. (A2 Televizion)