Duhej të ishte ndeshje ku Juventusi do të reagonte pas disfatës në duelin direkt me Interin, por bardhezinjtë vazhdojnë të bëjnë hapa fals.
Skuadra e Allegrit u mposht në shtëpi nga Udinese me rezultatin 1-0. Një disfatë që konfirmon krizën e thellë të skuadrës në këtë sezon, duke i lejuar Interit kryesues ta rrisë në 7 pikë diferencën në renditje.
Goditja e rëndë për ambiciet e Juventusit në garën për titull erdhi nga një tjetër Lautaro. Mbiemri i tij është Giannetti dhe si profesion bën mbrojtësin. Argjentinasi i Udinese shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 25 të ndeshjes, me miqtë që morën tri pikët.
Gabimet e Milik në sulm dhe pritjet e Okoye nuk i lanë shpëtim Juventusit, që në pjesën e dytë nuk arriti të realizonte asnjë goditje drejt portës. (A2 Televizion)