Juventusi gati goditje e madhe në sulm

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 11:27 | Futboll

Juventusi gati goditje e madhe në sulm

Bardhezinjtë kanë bërë një hap konkret drejt përforcimit të repartit ofensiv. Është arritur një marrëveshje parimore me klubin turk për Youssef En-Nesyri. Formula e transferimit parashikon një huazim me vlerë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 19 milionë eurosh, plus 3 milionë bonusë të mundshëm.

Tashmë gjithçka varet nga vendimi i sulmuesit maroken, të cilit i është ofruar një kontratë prej 5 milionë eurosh në sezon. Një takim vendimtar mes palëve pritet gjatë ditës së sotme, me synimin për ta mbyllur operacionin, shkruan A2 CNN.

Zgjedhja për En-Nesyri erdhi pas vështirësive në pistën që çonte te Mateta, me klubin anglez që nuk pranoi kushtet e propozuara.

Ndërkohë, drejtuesit po punojnë edhe për rinovimet: negociatat me McKennie vazhdojnë, ka ende diferenca, por një marrëveshje mbetet e mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos